Shitja e aksioneve dhe shitja me ankand publik
Komisioni i Përhershëm i Fetvave në Mbretërinë e Arabisë Saudite
Shitja e aksioneve
Pyetja:
Unë kam blerë disa aksione dhe i shita ato më shtrenjtë sesa i bleva. Cili është gjykimi i veprimeve (transaksioneve) me to, duke ditur që më kanë mbetur akoma disa aksione?
***
Përgjigjja:
Nëse këto aksione nuk përfaqësojnë para në formë të plotë ose të pjesshme dhe janë të njohura për shitësin dhe për blerësin, atëherë lejohet shitja dhe blerja e tyre duke u nisur nga tërësia e argumenteve që lejojnë shitjen dhe blerjen, sepse në realitet ato (aksionet) përfaqësojnë një tokë, një makinë, disa ndërtesa apo diçka tjetër.
Allahut i mbështetemi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin ﷺ, familjen dhe ndjekësit e tij.
Burimi:http://www.alifta.net/Fatawa/FatawaChapters.aspx?View=Page&BookID=3&PageID=4854&back=true
Shitja me ankand publik
Pyetja:
A është e ndaluar shitja me ankand publik?
***
Përgjigjja:
Shitja me ankand publik është e lejuar dhe nuk ka asgjë të keqe në të. Allahut i mbështetemi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin ﷺ, familjen dhe ndjekësit e tij.
Burimi: http://www.alifta.net/Fatawa/FatawaChapters.aspx?View=Page&BookID=3&PageID=4674&back=true