Përgjigje:
Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.
Kanë ardhur disa hadithe që nuk janë të lidhura deri tek Pejgamberi në lidhje me këtë. Por këto hadithe duke e forcuar njëra tjetrën kanë arritur në shkallën e haditheve hasen ( të mira) se i Dërguari i Allahut kur erdhi në Medine pyeti për Berra b.Ma’rur dhe i thanë se ai ka vdekur dhe ka urdhëruar që një të tretën e pasurisë ta japin ty dhe porositi që të kthehet në drejtim të kiblës në momentin e vdekjes. Atëherë i Dërguari i Allahu tha: “ Me këtë e ka qëlluar natyrshmërinë”. I Dërguari i Allahut ia kthehu pasurinë djalit të tij. Pastaj shkoi dhe ja fali xhenazen dhe bëri këtë dua: “ O Zot fale atë. Mëshiroje dhe fute në xhenet. Ti e ke bërë këtë”.
Sa i përket formës së kthimit të xhenazes në drejtim të kiblës dijetarët i kanë cekur dy forma:
E para:
Të shtrihet në shpinën e tij dhe këmbët ti ketë në drejtim të kiblës. Ti ngritët koka pakë që të jetë kah kibla.
E dyta:
Të shtrihet në anën e djathtë duke e pas fytyrën kah kibla, dhe kjo është më e saktë. Ajo që e forcon këtë mendim është edhe hadithi i Pejgamberit që i tha Berra b. Azibit: “ Nëse bie në shtratin tuaj merr abdes sikur që merr për namaz. Pastaj kthehu në anën e djathtë. Nëse vdes kështu ke vdekur në natyrshmëri”. ( shënon Buhariu dhe Muslimi). Po ashtu për këtë dëshmon edhe fjala e Ummu Seleme e cila tregon për momentin e vdekjes së Fatimës, vajzës së Pejgamberit: “ …. u shtri duke u drejtuar ka kibla. E vendosi dorën e saj nën faqen e saj”. ( zinxhiri i transmetimit të këtij tregimi është i dobët). Një formë e tillë nuk mund të jetë vetëm se kur njeriu është i shtrirë në anën e tij të djathtë.

Hoxhë: Shaban Murati