Shkencëtarët sot vërtetojnë se lëkura e shëndoshë dhe e pastër është rezistuese e fortë ndaj SIDA-s. Kjo na përkujton mësimet islame për marrjen e abdesit pesë herë në ditë, i cili llogaritet si mënyra më e mirë e ruajtjes së lëkurës dhe aftësimit të saj për t’iu rezistuar sëmundjeve, madje edhe SIDA-s.

Sipas shkencëtarëve, rreziku i prekjes nga SIDA është shumë i madh edhe nëpërmjet kontakteve intime jo të natyrshme, respektivisht në vrimën anale. Kjo na përkujton ndalesën islame për kryerjen e marrëdhënieve seksuale në anus.

Si shkak tjetër i prekjes nga SIDA është edhe prania e gjakut gjatë marrëdhënieve. Këtu ne mund të zbulojmë pse Islami e ndaloi aktin seksual gjatë menstruacioneve. Ja çfarë na thotë Allahu i Madhëruar:

“Të pyesin ty për të menstruacionin (hajdin). Thuaj: ‘Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.’”
(el-Bekare, 222)

Pothuajse të gjithë shkencëtarë dhe hulumtuesit sot pranojnë se forma më e mirë e zhdukjes së SIDA-s është shmangia nga çdo lloj kontakti të paligjshëm seksual. A nuk është kjo ftesa që bëri i Dërguari i Allahut para 14 shekujsh?!

Do të doja krejt në fund t’iu drejtohem atyre që nuk iu pëlqen Islami:
A na dëmtuan neve gjë mësimet islame apo na ruajtën dhe shpëtuan nga kjo sëmundje që vret?!
Përse nuk po e pasoni këtë fe të pastër dhe mësimet e saja?!


Autor: Abdudaim el-Kehil
Burimi: www.kaheel7.com
Përshtati: Sedat Islami