Pyetja:

Si mund të realizohet hixhreti në kohën tonë?

***

Përgjigja:

Emigrimi për hir të Allahut (lexo: hixhreti) është transferimi nga vendet e idhujtarisë për në vendet islame, ashtu siç bënë muslimanët e parë të cilët emigruan nga Meka për në Medine, duke qenë se ajo u shndërrua në vend islam pasiqë banorët e saj i kishin dhënë besën Profetit [ﷺ]  që do ta përkrahnin dhe i kërkuan që të zhvendosej tek ta. Gjithashtu, ajo që kanë përmendur dijetarët në librat e tyre është se, emigrim mund të bëhet duke u zhvendosur nga një vend idhujtar tek një vend tjetër me më pak dëm për muslimanët, siç emigroi një grup muslimanësh nga Meka për në Etiopi, me porosi të Profetit [ﷺ]. Poashtu hixhreti mund të bëhet deyrim për muslimanët e një vend ky kryhen gjynahe haptazi për tek një vend ku banorët kanë devotshmëri.

Komsioni i Përhershëm i Fetvave dhe Studimeve akademike

Përktheu: Shuajb Rexha