Pyetja:

Si është vendimi lidhur me thëniet e njerëzve të thjeshtë: ”Ti je i bereqetshëm” dhe “Bereqetet na erdhën”?

***

Përgjigjja:

Kur njerëzit e thjeshtë thonë “Ti je i bereqetshëm”, ata nuk mendojnë në atë që mendojnë kur e thonë këtë lidhur me Allahun e plotfuqishëm; ata mendojnë vetëm të thonë: ‘Na erdhi bereqeti nëpërmjet vizitës sate’, dhe është në rregull që t’i atribuosh bereqetet një personi. Kur u shpall ajeti i tejemumit, pasi Aishja humbi qaforen e saj, Useid bin Hudeir tha: ”Ky s’është bereqeti juaj i parë, o familja e Ebu Bekrit.” [1]

Kërkimi i bereqeteve do të jetë njëra nga këto dy kategori:
1. Që kërkesa për bereqet të jetë nëpërmjet diçkaje të ligjshme dhe të mirënjohur, siç është Kurani fisnik. Allahu thotë: “Ky është një Libër i bereqetshëm që Ne e zbritëm.” (En’am: 92)

2. Që kërkesa për bereqet të jetë nëpërmjet diçkaje të perceptueshme dhe të mirënjohur, siç është dija, meqë personi i tillë kërkon bereqete nga Allahu nëpërmjet dijes së vet dhe thërret njerëzit për të mirën. Useid ibn Hudeir tha: ”Ky s’është bereqeti juaj i parë, o familja e Ebu Bekrit.” Dhe Allahu nganjëherë bën që, nëpërmjet disa njerëzve, të vijnë gjëra të mira të cilat nuk vijnë nëpërmjet të tjerëve. Ka bereqetet të imagjinuara, të rreme, si ato që pohohen nga Dexhallë të cilët thonë se filani i vdekur, për të cilin pohojnë se është
weli (i afërm) i Allahut, ka zbritur bereqete në dikë, dhe thënie të ngjashme. Ky bereqet është i rremë dhe s’ka kurrfarë ndikimi prej saj. Shejtani mund të ketë njëfarë ndikimi në çështjen, por ato nuk janë asgjë më shumë se efekte fizike, për shkakun se shejtani i
shërben këtij shehu, kështu që kjo është një sprovë (për njerëzit). Sa i përket mënyrës për të ditur se a janë këto bereqete të njëmendta apo të rreme, kjo dihet nga gjendja e personit. Nëse ai është një evlia i devotshëm i Allahut (i cili i përmbahet Sunetit dhe u
shmanget bidateve, mund të ndodhë që Allahu tek ai të vendosë bereqet dhe të mira që nuk i vendos te të tjerët. Mirëpo, nëse ai kundërshton Librin dhe Sunetin, apo thërret për atë që është e rreme, atëherë ky bereqet është imagjinar, ndërsa shejtanët mund ta
sjellin këtë me qëllim që t’i ndihmojë atij në pavërtetësi.

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetawa Erkanul-Islam”