Pyetja:

A ka dallim mes Kada-s dhe Kader-it?

***

Përgjigjja:

Dijetarët thonë se: Kaderi është ajo që është shkruar më parë në ‘Leuhul Mahfudh’ (Pllakat e ruajtura).

Në Kader bën pjesë:

1. Dija e Allahut, pastaj
2. Shkrimi i kësaj dije në ‘Leuhul Mahfudh’ (Pllakat e Ruajtura). Pastaj
3. Engjëjt e marrin këtë prej ‘Leuhul Mahfudh’ dhe për këtë atyre u jepet leje në ‘Natën e Kadrit’. “Ne e zbritëm atë në një natë të begatë, Ne jemi paralajmërues (vërejtje-tërheqës). Në të ndahet çdo çështje e urtë. Urdhërprej Nesh…” (Duhan: 35) Pra çështja e urtë ndahet ‘Natën e Kadrit’. Ndryshimi që ndodh nuk ka lidhje me Dijen e Allahut, ndryshimi i ndodh asaj që ka shkruar engjëlli (Sh.p: kur njeriu ishte katër muajsh në barkun e nënës). Për këtë Allahu thotë: “Allahu fshin çfarë të dojë dhe përforcon (çfarë të dojë), dhe tek Ai gjendet Libri Bazë (Leuhul Mahfudh).” (Rrad: 39)
Kështu që, ndryshimi ndodh në ato që gjenden te engjëlli dhe ato që gjenden në ‘Leuhul Mahfudh’ (dhe jo në dijen e Allahut).
4. Dhe besojmë se Allahu ka Dëshirë e cila nuk ndalet para asgjëje.
Pra zbatimi i gjërave (që janë të shkruara) quhet “Kada”, ndërsa Dija e mëparshme quhet “Kader”. Pra “Kada” është zbatimi i “Kaderit”. Ndërsa “Kader” quhet Dija e Allahut e mëparshme, përpara se të ndodhte veprimi. Dhe Allahu i Lartësuar e di më së miri!

Përktheu: Emin Bilali