Kurban do të thotë të therësh një kafshë të caktuar sipas disa rregullave të caktuara për hir të Allahut të Madhërishëm.

Me Kurbanin e Bajramit manifestohet qartë falënderimi dhe madhërimi i Allahut të Lartësuar, si dhe mëshira, solidariteti, përulësia dhe sinqeriteti i besimtarëve mes tyre. Gjithashtu, kurbani i Bajramit, është një ringjallje e rrugës së pastër që ndoqi babai i profetëve, Ibrahimi (alejhis selam) i cili ishte i gatshëm të flijonte birin e tij, Ismailin, për të çuar në vend urdhrin e Allahut. Pasi Allahu i Madhëruar ia zëvendësoi Ibrahimit (alejhis selam) flijimin e djalit të tij me një kurban të madh, kujtimi i këtij gjesti mbeti një shembull i mirë për brezat e mëvonshëm.

Therja e kurbanit në ditën e kurban Bajramit është sunet i fortë (suneh muekkedeh).

Hoxhë Mustafa Terniqi