Pyetja:
A është e lejuar të bashkohet namazi i ikindisë me namazin e xhumasë!?
***
Përgjigjja:
Nuk bën të bashkohet namazi i ikindisë me atë të xhumasë, sepse një veprim i tillë nuk transmetohet nga askush dhe nuk ka ndonjë argument në lidhje me këtë gjë.
Ajo që kërkohet në sheriatin islam është që çdo namaz të falet në kohën e tij, përpos nëse vjen ndonje argument për bashkimin e namazeve, atëherë veprohet një gjë e tillë, përndryshe jo.
Ndërsa, bashkimi i namazëve i lejohet musafirit, i cili udhëton dhe gjendet larg vendit të tij.
Porse në këtë rast xhumaja bjen për musafirin, dhe i lejohet bashkimi i namazit të drekës me atë të ikindisë.
Pra, muslimanit i lejohet bashkimi i namazit të drekës me namazin e ikindisë dhe namazit të akshamit me namazin e jacisë, e jo bashkimi i xhumasë me ikindinë.
Allahu është më i Dituri!
Shejh Ibn Uthejmin
Përktheu: Suad B. Shabani