Pyetja:
A i lejohet agjëruesit freskimi me ujë (gusli, larja kokës etj), gjatë temperaturave të larta?
***
Përgjigjja:
Po, ky veprim është i lejuar për agjëruesin .
Pejgamberi ﷺ hidhte ujë mbi kokën e tij nga i nxehti apo nga etja gjatë periudhës së agjërimit. [1]
Ndërsa Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e lagte rrobën e tij që të largonte vapën e madhe apo etjen e cila e kaplonte gjatë periudhës sa ishte agjërueshëm.
Pra lagështia nuk ndikon në agjërim pasi ky ujë nuk arrin dhe depërton në stomakun e muslimanit.
Allahu e di më së miri!
Shejh Ibn Uthejmini
Përktheu: Suad Shabani
—————————–
[1] Ebu Davudi