Pyetja:
Çfarë kemi për qëllim me “Ndjekjen e metodologjisë së Selefit”? Cilat janë shenjat e ndjekjes së kësaj metodologjie? Dhe a është patjetër ndjekja e kësaj metodologjie!?
***
Përgjigjja:
Metodologjia e selefu salih, është për qëllim; Ndjekja dhe pasimi i selefit në çështjet e Akides (besimit), çështjet e adhurimit, çështjet e bashkëveprimit në shoqërinë, etj. Pra, është shprehje e cila përfshinë shumë gjëra. Dhe, lejohet që për çdo çështje të themi se; kjo çështje është në përputhje me menhexhin (metodologjinë) e selefit apo kjo çështje është në kundërshtim me metodologjinë e selefit, etj. Pra, me metologjinë e selefit, kemi për qëllim; Mënyra e tyre e adhurimit, morali i tyre, bashkëveprimi me shoqërinë dhe gjëra të ngjajshme me to. Kurse, shenjat e pasimit të këtij menhexhi apo kësaj metodologjie, janë: Të jetë besimtari i stolisur me moralin e selefit. Të jenë fjalët dhe veprat e tij në çështjet e ahiretit dhe dynjasë në përputhje me fjalët dhe veprat e selefit. Dhe në fund! Ai i cili synon shpëtimin në dynja dhe në ahiret, le ta pason metodolgjinë (menhexhin) e selefit dhe të kapet fortë për të.
Shejh Ibn Uthejmin
Përktheu: Suad Shabani