Pyetja:

Nëse muslimani ndjen dhimbje gjatë sëmundjeve të ndryshme ose momentin e daljes së shpirtit, a i pakësohen dhe shlyhen atij gjynahet gjatë përjetimit të këtyre dhimbjeve?!

***

Përgjigjja:

Allahu ia falë disa nga mëkatet muslimanit për çdo sëmundje, vështirësi, dëshprim, madje edhe ajo dhimbja e vogël të cilën e ndien kur shpohet me ndonjë therrë ose gjemb të vogël. Nëse muslimani bën durim dhe shpreson në Allahun, atëherë Allahu do ta shpërblejë edhe për durimin e bërë. Kurse argumentet të cilët flasin për këtë temë nuk bëjnë dallim ndërmjet dhimbjeve para vdekjes ose gjatë saj.

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdo gjë që e godet muslimanin, qoftë lodhje, sëmundje, brengë, mërzi, dëmtim, pikëllim, madje edhe therra që e shpon, Allahu ia shlyen me to mëkatet.”

Allahu ka thënë: ”Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, kjo është për shkak se e keni fituar vetë, e Ai edhe falë shumë.” (Shura: 30)

Nga ajeti kuranor kuptojmë se fatkeqësitë, problemet të cilat e godasin muslimanin janë rezultat i gjynaheve të tij, e me anë të fatkeqësive Allahu e pastron robin e Tij nga një pjesë e gjynaheve të vepruara më parë.

Shejh Ibn Uthejmin

Përktheu: Suad Shabani

—————————-

[1] Buhariu