Pyetja
Në letrën e tij, pyetësi thotë: «Ndonjëherë gjejmë përtokë letra ku janë shkruar ajete. Herë të tjera duam të heqim disa letra ku është shkruar besmeleja ose ndonjë ajet. A mjafton t’i grisim e pastaj t’i hedhim, apo duhet t’i djegim? Na udhëzoni se si të veprojmë.»
Përgjigjja
Kur në disa letra ka ajete, besmele apo diçka tjetër ku përmendet Allahu, ato duhet të digjen ose të groposen në tokë të pastër. Hedhja e tyre në mbeturina ose në tregje nuk lejohet.
Drejtuesi: Edhe nëse janë grisur?
Shejh Ibn Bazi: Po, sepse kjo përbën përdhosje të emrave të Allahut dhe të ajeteve të Tij. Edhe nëse letrat grisen, në disa copa mund të mbetet emri Allah, emri Er-Rahman apo ndonjë emër tjetër i Tij. Në disa copa mund të mbeten edhe ajete.
Pra, ato duhen djegur plotësisht ose groposur në tokë të pastër. Kështu veprohet edhe me një mus’haf që është grisur dhe prej të cilit nuk mund të përfitohet më si më parë. Ai groposet në tokë të pastër ose digjet.
⚠️ Nuk lejohet që këto letra të hidhen në mbeturina, në tregje apo në oborre.
Drejtuesi: Nëse digjen, a ka ndonjë problem nëse hiri shpërndahet?
Shejh Ibn Bazi: Jo, nuk ka problem. Pasi të jenë djegur, ky gjykim nuk vlen më për hirin.
Drejtuesi: Allahu ju begatoftë!
🎙 Burimi Fetavatë Nurun ala ed-Derb të Shejh Ibn Bazit




