Pyetja:
Nëse hyn koha e imsakut, a është kaza ai vitër apo s’ka dert të falet edhe mas kohës së imsakut? Dhe, kur i del vakti vitrit derisa të thirret ezani apo si?
***
Përgjigjja:
Vitri mund të falet kaza nëse kalon koha e tij që është deri para ezanit të sabahut dhe mund të falet pak kohë mbas lindjes së diellit, por do të falet me numër çift rekatesh, sepse gjatë ditës nuk ka namaz vitër (që do të thotë tek) në rekatet e tij.
Nëse e ke zakon që vitrin e fal tre rekatë, atëherë pas lindjes së diellit do ta falesh katër rekatë (dy me selam, plus dy të tjera me selam). Nëse kishe nijet me e fal një rekat, do ta falësh pas lindjes së diellit dy rekatë dhe kështu me radhë; dhe, Allahu e di më së miri!
Altin Plumbi