Pyetja:
A është shpërblimi i njëjtë i recitimit të sures El-Kehf të premtën si gjatë ditës dhe natës?
***
Përgjigjja:
Recitimi i sures El-Kehf të premten është një veprim i preferuar dhe ka shpërblim për të. Nuk ka dallim midis një personi që e reciton atë nga Libri ose përmendësh.
Dita, sipas ligjit islam është nga koha e lindjes së diellit deri në perëndim dhe bazuar mbi këtë, nëse një person e reciton atë pas namazit të së premtes, ai do ta marrë shpërblimin për të.
Shejh Ibn Uthejmin, “Fatava Islamije”, vëll. 2, fq. 477
Përktheu: M. Tafa