Pyetja:

A konsiderohet sëmundja e lëkurës prej të metave sa i përket martesës? Nëse burri gjen tek gruaja e tij këtë gjë, a konsiderohet kjo prej të metave?

***

Përgjigjja:

Po, kjo padyshim që konsiderohet e metë, sepse njeriu ndjen neveri prej kësaj dhe largohet. E nuk mundet burri të qetësohet tek gruaja e tij (nëse gjendet kjo e metë) vetëm nëse do Allahu. Kjo konsiderohet e metë, qoftë tek burri apo tek gruaja. Madje nëse burri ka smëundjen e lëkurës dhe martohet duke mos e ditur gruaja këtë gjë, kjo konsiderohet e metë dhe ajo ka të drejtë ta prishë martesën me të. Ndërsa përsa i përket nëse mëkaton (nëse nuk e tregon të metën e lëkurës); si burri dhe gruaja konsiderohen mëkatarë nëse tek ta gjendet kjo e metë apo ndonjë e metë tjetër -që bëhet pengesë për t’u arritur kënaqësia e plotë- dhe nuk e lajmëron partnerin e tij/saj. Fshehja e kësaj nuk ka dyshim se është e ndaluar dhe konsiderohet mashtrim, për të cilin Profeti ﷺ është distancuar nga personi i tillë (që mashtron).

Shejh Ibn Uthejmin, “Likau el-babul-meftuh” (10/39)

Nëse kjo sëmundje njihet si e metë në traditën e njerëzve, atëherë është detyrë sqarimi i saj (vënia në dukje) dhe ndalohet fshehja e saj. Nëse nuk konsiderohet e metë në traditën e njerëzve, atëherë nuk është e tillë dhe nuk është detyrë sqarimi (tregimi) i saj.

Abduurrahman el-Berrak

Përktheu: Unejs Sheme