Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

Es-selamu alejkum ue rahmetullah!

Allahu me mirësitë, bekimet, paqen, mëshirën e Tij qoftë me ju!

Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëfuqishmit, të Gjithëpushtetshmit, të vetmit që i takon adhurimi.

Bekimet, dëlirësia, begatitë e Tij qofshin mbi të Dërguarin e fundit Muhamedin dhe mbi të gjithë ata që ndjekin dhe pasojnë rrugën e skicuar prej tij sa të jetë jeta.

E në vijim:

E  mora imelin tuaj, në të cilin shkruhej:

“Jam nje vajze muslimane qe  fal 5  kohe namaz, jam 21 vjecare jam ne fakultet  me pelqen nje djale musliman i cili poashtu eshte besimtar musliman falet ka qene ne haxh. Jemi koleg ne fakultet, i japim selam kur ta shohim njeri-tjterin edhe ne msn flasim rreth fakultetit, per  provime  e keshtu. Mua me pelqen shume, ju lutem me tregoni si t’ia them apo si te veproj?”

 

Përgjigjaime është:

Së  pari,  lus  Allahun të të furnizojë me një besimtar që është i mirë dhe i devotshëm  dhe me moral dhe të përshtateni me njeri-tjetrin .

Së dyti, gjej një shoqe tënden besimtare që nëpërmjet burrit apo vëllait të saj atij t’i komunikohet ajo që ti gjen në zemrën tënde për të.

Së treti, ju duhet të gjeni një mënyrë të lejuar komunikimi dhe kontakti me njeri-tjetrin që do të thotë në bazë të rregullave të Islamit.

Së katërti, bëj dua Allahut që nëse është e hajrit të ta lehtësojë e ta mundësojë e nëse nuk është ashtu  të ta zëvendësojë me dikë që është më i hajrit për ty.

Së pesti, mirë është që këto gjëra mos të vonohen shumë.

Allahu e di më së miri.

Ahmed Kalaja