Pyetja:
Kemi dëgjuar një hadith që thotë se ndalohet mbytja e mizës përdhese dhe hud’hudit. A është mëkat mbytja e tyre? Sidomos mizës përdhese, e cila gjindet gjithkund dhe në lule. Janë shumë, shumë tash kur lëshohet uji ato mbyten apo në shumë vende tjera. Ç’duhet bërë në këtë rast?
***
Përgjigjja:
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Për rastin në fjalë s’ka asgjë. Bëhet fjalë nëse qëllimisht njeriu i djeg ose i mbyt. Por, nëse ato e dëmtojnë njeriun, ai mund të përdorë preparate për parandalimin e tyre ose asgjësimin, sepse mbarëvajtjes së jetës së njeriut i jepet përparësi.
Imam dr. Ahmed Kalaja