Pyetja:

Duke qëndruar ulur mbi ulëse (karrige) pranë kompjuterit, duke ndenjur ashtu si isha, ejakulova. Dhe kur sperma doli, dy-tri pika ranë në karrige, e cila karrige është prej atyre ulëseve që mbahen brenda në shtëpi, psh., për tavolinë buke, etj., mirëpo unë e pata afër kompjuterit. Pastaj meqë karriga nuk është prej plastike e as (vetëm) prej druri, porse i përpunuar, thuajse sikur kauqat, e mora dhe e pastrova me ujë tre-katër herë, e pastaj edhe me faks, atë vendin ku ranë pikat dhe përreth. Hoxhë, çfarë të bëj, a është e pastër ajo karrike? Po e bëj këtë pyetje meqë nuk i di mirë këto punë, shembull kur rrobat muslimanit i bëhen të palara (i pikon sperma), a do me thënë kjo se ai duhet me i larë të gjitha, tërësisht ato rroba komplet? Po në rastin tim me karrigen, e cila është e mbështjellur me material gati i njëjtë me tepijat… çfarë me bërë?

***

Përgjigjja: 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk ka asgjë që njeriu të pyesë për fenë e tij dhe se turpi në këtë rast nuk është në vendin e duhur. Allahu në shumë vende në Kuran është shprehur qartë pavarësisht që prej emrave të Tij është El Hajij – I Turpshmi, Ai shprehet: “Allahu nuk ka turp nga e vërteta.”

Për këtë arsye herë pas here Profeti ﷺ sqaron në detaje gjëra që mund të konsiderohen pjesë e intimitetit, ndërsa në lidhje me pyetjen tuaj:

Gjykimi mbi spermën është se konsiderohet e pastër, jo e pistë, siç janë shprehur jo pak prej dijetareve dhe për këtë janë mbështetur në hadithe, më i njohuri: “…e pash në rrobën e tij, ishte një pullë, njollë sperme…” [1]

Kështu që mos u shqetëso shumë.

Imam dr. Ahmed Kalaja

——————————

[1] Buhariu