Alkooli (po kështu pijet alkoolike dehëse) është i pastër në vetvete, sepse:

Parimi themelor në Islam është se origjina e të gjitha gjërave është pastërtia, përderisa nuk ekziston ndonjë argument që dëshmon papastërtinë e tyre.
📌 Sa i përket cilësimit të tij si i papastër (رجس) në ajetin 90 të sures El-Maide, ky cilësim i referohet papastërtisë kuptimore (metaforike) dhe jo domosdoshmërisht papastërtisë fizike.
🔹 Prandaj, mendimi më i saktë është se ilaçet dhe dezinfektuesit që përmbajnë një sasi alkooli, si dhe parfumi i njohur me emrin kolonjë, i cili shkakton dehje nëse pihet, konsiderohen të pastër.
🔹 Përdorimi i kolonjës dhe ilaçeve që përmbajnë alkool:
Lejohet përdorimi i kolonjës që shkakton dehje nëse pihet, si dhe i ilaçeve që përmbajnë substanca anestetike për përdorim të jashtëm, kur ekziston nevoja për to, si për shembull:
🔸 për anestezi gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale,
🔸 për lehtësimin e dhimbjes së dhëmbit,
🔸 për raste të tjera të ngjashme.
Kjo sepse ato nuk konsiderohen të papastra.
🔹 Gjithashtu, lejohet përdorimi i ilaçeve që përmbajnë alkool të tretur dhe të përthithur në përbërjen e tyre, qoftë kur pacienti i ha, i pi, apo i merr nëpërmjet injektimit intravenoz ose mënyrave të tjera.
Megjithatë, nëse sasia e alkoolit është e madhe dhe ai nuk është i tretur apo i përthithur në përbërjen e ilaçit, në atë masë sa një dozë e madhe e këtij ilaçi mund të ndikojë në mendjen e personit që e përdor, atëherë përdorimi i tij është i ndaluar.
Kjo sepse konsiderohet konsumim i lëndëve dehëse.
🔷 Një parim i rëndësishëm në Jurisprudencën islame:
Çdo gjë e papastër është e ndaluar të përdoret (në origjinë, sepse ka raste përjashtimi), por jo çdo gjë e ndaluar është e papastër.
E vërteta është se parimi themelor për të gjitha substancat është pastërtia dhe se ndalimi fetar nuk nënkupton domosdoshmërisht papastërti fizike.
Për shembull, hashashi, lëndët narkotike dhe helmet vdekjeprurëse janë të ndaluara, por konsiderohen të pastra në aspektin fizik, sepse nuk ekziston ndonjë argument që dëshmon papastërtinë e tyre.
Ndërsa papastërtia fizike nënkupton ndalimin e kontaktit me të, ose të përdorimit të saj në gjendje të tillë.
Prandaj, përfundimi është:
Çdo gjë e papastër është e ndaluar, por jo çdo gjë e ndaluar është e papastër.
📚📚 Referenca: Tes’hilul Fikh, Shejh Prof. Dr. Abdullah El Xhibrin, (1/544, 545) me përshtatje mes materialit të librit dhe fusnotave.                                                                                                                                                                                                                         http://telegram.me/Dobifikh