PASTRIMI RITUAL ME UJIN E ZEMZEMIT
✅ Lejohet marrja e abdesit dhe gusulit me ujin e Zemzemit. Gjithashtu, nuk lejohet zëvendësimi i abdesit ose gusulit me tejemum kur uji është i disponueshëm. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.
📌 Arsyetimi:
Uji i Zemzemit është ujë pastrues dhe përfshihet në tekstet e përgjithshme fetare që urdhërojnë pastrimin me ujë.
Marrja e abdesit dhe gusulit me të konsiderohen si diçka në të cilën ka bereqet dhe nuk përbëjnë përçmim ndaj këtij uji të bekuar, sepse papastërtia (hadethi) që largohet me abdes dhe gusël është kuptimore, jo fizike.
Po larja e papastërtive fizike me ujin e Zemzemit?
Larja e papastërtive fizike me ujin e Zemzemit është në kundërshtim me atë që është më parësore (hilaf el eula), për shkak të bereqetit që ka ky ujë.
Profeti ﷺ ka thënë për ujin e Zemzemit:
«Vërtet, ai është i bekuar.» 📚 Transmeton Muslimi.
Prandaj, përdorimi i tij për larjen e papastërtive fizike konsiderohet shpërdorim i një uji të bekuar dhe përdorim i tij në diçka që nuk synohet përmes saj bereqeti i tij.
Më e përshtatshme është që ai të përdoret në ato raste ku synohet bereqeti i tij.
📖 Referenca: Fikhu i thjeshtuar, Prof. dr. Abdullah El Xhibrin, 1/69–71. Përgatiti: Stafi drejtues i kanalit
https://Telegram.me/Dobifikh




