Pyetja:

A e ka gjynah ajo femër që është martuar me të krishter?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Muslimanit mashkull i lejohet të martohet me ehlul kitab, ithtarët e librit, (të krishterët apo çifutët) mirëpo muslimanes femrës nuk i lejohet martesa me ata e si pasojë kjo motër t’i frikësohet Zotit dhe le ta ftojë këtë njeri në fe të Allahut, në Islam se ndoshta Allahu ia çel zemrën për në Islam e kthehet martesa në hallall. Le të mundohet me urtësi e davet e mençuri ta fusë në rrugën e drejtë të Islamit, fe që Zoti s’pranon tjetër veç saj.

Imam dr. Ahmed Kalaja