Pyetja:

A është vonë ta ndërpres lidhjen apo më këshilloni të bëj martesë?

***

Përgjigja:

Fillimisht më imponohet të ritheksoj pozicionin fetar për sa i përket çështjes së lidhjes mes një femre dhe një mashkulli. Them të ritheksoj se shumë nga pyetjet që vijnë në këtë web faqe shtrojnë hallet apo problemet e tyre dhe e kalojnë komplet fillimin apo lidhjen e tyre me femra apo anasjelltas dhe na fusin në problem duke menduar se ajo lidhje është komplet në rregull dhe sikurse krimi ka filluar më vonë, por harrojnë që forma që kanë përzgjedhur ata në lidhjen e tyre është krimi më i madh.

Nuk lejohet në asnjë mënyrë që një mashkull dhe një femër të krijojë lidhje çfarëdo qofshin ato përpos nëse ka mes tyre akt martesor. Por lejohet të pyesni për njëri-tjetrin me ndërmjetësues e pastaj të dilni të shiheni, por gjithsesi duke qenë aty një anëtar i familjes së vajzës e tani pas kurorës mund të krijoni lidhje e dashuri. Pas gjithë kësaj rekomandojmë të martoheni me të. Duhet të kesh parasysh që jeta bashkëshortore nuk është e lehtë dhe nganjëherë të sjell telashe.

Allahu e di më së miri.

Fatmir Raçi