Pyetja:

Lidhur me hadithin e Pejgamberit ﷺ lidhur me atë se 70 000 persona do të hyjnë në xhenet pa dhënë llogari edhe ato janë që nuk fryejn dhe nuk fryhen. Më intereson se a janë jashtë këtij grupi: 1. Personat që kanë bërë rukje (kuptohet sipas rregullave të islamit)?
2. Personat që bëjnë mes’h trupit para fjetjes me ajetet kuranore (sipas sunetit të Pejgamberit ﷺ)?
3. Personat që fryejnë me Kuran ndonjë pjesë e trupi kur u dhemb?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Në lidhje me hadithin e përmendur përkthimi i saktë i frazës: “ue la jesterkune” është të thuhet: “dhe ata që s’kërkojnë t’u fryhet”, po edhe për të korrigjuar konceptin për të kërkuar rukje nuk është e ndaluar  dhe se njeriu e ka bërë, po me vonë është tërhequr duke mos e bërë i penduar në thonjëza, e përfshin ky hadith. Allahu e di më së miri.

Ndërsa në lidhje me këto kategori që keni përmendur ju, 1. Personat që kanë bërë rukje (kuptohet sipas rregullave të islamit)?
2. Personat që bëjnë mest trupit para fjetjes me ajetet kuranore (sipas sunetit të Pejgamberit ﷺ)?
dhe 3. Personat që fryejnë me Kur’an ndonjë pjes e trupi kur u dhemb?” – s’përfshihen në hadith. Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja