Pyetje:Selam alejkum  vella i dashur  allahu te shperbleft  me te  mira ne ket  jet  edhe ne ahiret  si ashtu edhe gjithve  vllaznive muslimn edhe motrave tona muslimane  Allahu xh.sh  na mbroft te gjith vellezerit  musliman e muslimane .Falenderimi i takon  vetem ALLAHUT NJE I TE GJITH BOTRAVE dhe  Paqja dhe meshira qofshin mbi Muhamedin sala llahu alejhi ve selem  Amin.

Hoxh i nderuar pytja ime esht    se  une gjindem ne paris  jam tuj jetu me nje frangjeze   dhe  i kam tre femij   e du  me e shlu ket grua  se esht katolike  por mi respekton te gjitha  kushtet e fejes   e un jam shum pishman qe kam ba femij me ket grua  si esht puna per femij  a esht mekat me ja lan  frangjezez  apo  ti ndaj femijet prej nanes se vet   esselamu alejkum rahmetulla e ve berekjatuhu

 

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkumus selamu ue rahmetullahi ue berekatuhu!

A nuk mund të gjendet një zgjidhje e mesme?  Që do të thotë që martesa të vazhdojë me të, ndërkohë që të ftohet vazhdimisht në fe me urtësi, qetësi, dashuri. Ta njohësh me motra besimtare atje,  t’i japësh literaturë islame, ndoshta Allahu e udhëzon e ti i merr sevapet. Me e lëshu gruan është gjë e lehtë, divorci me një fjalë bëhet po puna çfarë do bëhet më pas? Unë të këshilloj të mos e divorcosh po ta ftosh atë vazhdimisht në fenë islame, nëse bëhet myslimane, elhamdulilah, e nëse jo, Allahu e udhëzoftë! Ndërsa në lidhje me fëmijët, t’i obligohesh për ta dhe se ata ndjekin fenë e babait, në ketë rast Islamin .

Kështu që ndrysho kursin, o vëlla me bindje e dua do të kesh sukses. Kur të vish këtej nga Albania na thuaj, takohemi e flasim më gjerë.

Ahmed Kalaja