Pyetja:

Hoxhë vuaj nga një sëmundje/dhimtë e dhëmbëve qe 2 vite dhe jam në terapi me një hoxhë qe 1 vit dhe marr barna natyrale prej Arabisë që m’i përgadit një hoxhë por deri tash nuk ka pas asnjë efekt dhe deshta të pys që a është e mundur kjo me të zgjat një dhimtë kaq shumë dhe mos me pas efekt hiq edhe pse që 1 vjet jam duke i përdor barnat?

***

Përgjigjja: 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut,Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Unë nuk e di se çfarë ekzaminimi i është dhënë me mjekësi kësaj sëmundje që ju përmendni, si quhet?

Motër jo çdo lloj bari, ilaçi që vjen nga Arabia do të thotë se është kurë efikase, kështu që puna e parë është të ekzaminoni sëmundjen.

Allahu të shëroftë, o motër, e te largoftë çdo brengë e hall!

Imam Dr. Ahmed Kalaja