Pyetja:

Kohën e fundit jam grindur me vëllaun dhe nuk po flas, por kjo dukuri më ka shkurtuar dy këmbët, po më dhëmb shpirti, edhe pse ai është fajtorë, po e ndjej në shpirt se edhe toka e qielli e gjithqka që ka krijuar Zoti po më qëndron mbi kokë. Jam penduar tek Allahu dhe i lutem të mos qëndrojë shejtani në mes nesh.

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk lejohet të kalohet treditëshi, siç transmetohet në hadith, sidomos kur bëhet fjalë me vëllanë. Duhet të jesh ti  toleruesi e falësi, duke dhënë shembullin e mirë Allahu do ta kompensoje me mirësi këtë hap. Allahu e di më së miri.

Ahmed Kalaja