Pyetja:
A është i lejuar pikturimi abstrakt, ku nuk janë të pikturuar frymorët si dhe shitja e pikturave të tilla?
***
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin ﷺ, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Pikturimi i objekteve si shtëpitë, pemët, natyra dhe gjërat e ngurta është i lejuar, pa marrë parasysh në çfarë forme bëhet ajo. E ndaluar në islam është pikturimi i frymorëve si njerëzit dhe kafshët. I Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë: “Ata të cilët i bëjnë këto piktura do të dënohen në Ditën e Gjykimit dhe do t’u thuhet atyre: “Ngjalleni atë që keni krijuar.” [1]
Gjithashtu, edhe shitja e pikturave me natyrë dhe me jo frymorë është e lejuar dhe në të nuk ka diçka të keqe. Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi
————————————
[1] Buhariu dhe Muslimi