Pyetja:

A e kemi obligim për të shkuar në 7 iftare siç kemi dëgjuar prej të parëve?

***

Përgjigjja:

Jo, absolutisht nuk ka të bëjë me ndonjë parim islam lidhur me agjërimin shkuarja apo pritja e kaq mysafirëve për iftar. Është mirë t’i ftosh muslimanët për iftar, por një gjë e tillë nuk është e obliguar. Ajo që keni dëgjuar ju nga të parët, nuk e di nga e ka bazën, por mund t’ju siguroj se sigurisht nuk buron nga mësimet islame.

Muhamed Dërmaku