Pyetja:

A dalim prej fesë nëse ndiejmë dyshime në imanin tonë?

***

Përgjigjja:

E pyetën Pegamberin ﷺ: “Ndonjëherë në mendjet tona ndiejmë disa dyshime (vesvese) dhe zakonisht mendojmë se jemi duke rënë në mëkat”. Pejgamberi ﷺ i pyet: “Vërtetë e ndjeni një frikë të tillë?” Kur të pranishmit i thanë që po, ai tha: “Ja pra, kjo (frikë se mos të kto dyshime përbëjnë gjynah) rrjedh nga imani”. Në një rivajet tjetër, Pejgamberi ﷺ thotë: “Falenderimi i takon Allahut, i cili i kthen hilet e shejtanit në vesvese” Në një transmetim tjetër prej Ibn Mes’udit r.a. thuhet: “O i Dërguari i Allahut! Disa prej nesh dëgjojnë vesvese të tilla që më shumë do të preferonim të të digjeshim në qymyr e të bëhemi hi ose të të hidhemi nga qielli se sa t’i themi ato. A do të na dëmtojnë këto vesvese?”. Pejgamberi ﷺ thotë: “Jo, por kjo është shprehje e imanit të vërtetë”. [1]

Të ndihesh munafik

Duhet pasur kujdes sepse shejtani iu bëni të ndjeni që jeni mynafik (dyfytyrësh). Njëjtë sikurse thonin edhe sahabët që në mendje të tyre kalonin gjëra të tilla që më shumë do të preferonim preferonim të hidheshim nga qielli. Pra, gjërat që bëhen prej besimit janë ato gjëra në të cilat pëshpërit shejtani. Prandaj besimtari nuk duhet t’i thotë vetes mynafik. Ju duhet t’i shihni ato si shtytje të shejtanit. Ju do të besoni në gjërat që duhet të besuari dhe nuk do të dyshoni në imanin tuaj.

Dhe rijaja (syefaqësia)…

Posaqërisht, rija (syefaqësi), kudo dhe në çfarëdo rrethane, në farze nuk ka sepse farzet janë urdhër i Allahut. Rijaja vjen në shprehje te nafilet. Duhet të thoni, “unë e fali namazin për shkak se është urdhër i Allahut, me mangësitë dhe lëshimet e mia e fal namazin, nëse namazi ka mangësi dhe madje edhe nëse në mendje më vijnë mendime të këqija, Allahu m’i fal ato, sepse Ai fal shumë, Atij i besoj dhe atij i mbështetem. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që ju të mos e neglizhoni të lexuarit e sureve Felek, Nas, Fatiha, İhlas dhe Ajetul Kursisë e të vazhdoni të falni tehexhudin (namazin e natës) dhe në dashtë Allahu, këto janë mbrojtje nga kurthet e djallit. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

———————————

[1] Muslimi, Iman 209;  Ebu Davudi, Edeb 118