Pyetja:
Cili është dhikri që thuhet pas selamit në namazin e vitrit?
***
Përgjigjja:
سُبْحَانَ المَلِكِ القُدُّوسِ.
Subḥãnel Melikil Ḳuddũs.
(I Lartësuar është Sunduesi, i Dëliri nga çdo gjë që nuk i përshtatet madhërisë së Tij), – tri herë, duke e zgjatur dhe duke e ngritur zërin tek e treta. Pas kësaj të thuash:
[رَبِّ الْمَلَائِكَةِ وَالرُّوحِ].
[…Rabbil melãiketi werr-rruḥ]
(Zoti i Melekëve dhe i Shpirtit (Xhibrilit)). [1]
——————————————–
[1] Nesaiu dhe Darekutni, por pjesën në kllapa e sjell vetëm ky i fundit. Senedi është i saktë.