Pyetja:
Nëse harrojmë të themi bismilah para ushqimit, si të veprojmë?
***
Përgjigjja:
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Para se të hani ushqim, thoni:
بِسْمِ اللَّـهِ.
Bismil-lãh.
(Me emrin e Allahut).
Por nëse ndonjëri harron të përmendë emrin e Allahut në fillim të ushqimit, le të thotë:
بِسْمِ اللَّهِ فِي أَوَّلِهِ وَآخِرِهِ.
Bismil-lãhi, fĩ ewwelihi we ãḣirihi!
(Me emrin e Allahut, në fillim dhe në fund të ushqimit!).[1]
Pejgamberi ﷺ thotë: “Kushdo që Allahu ia mundëson të hajë ushqim, (kur të hajë) le të thotë:
اللَّهُمَّ بَارِكْ لَنَا فِيهِ وَأَطْعِمْنَا خَيْرًا مِنْهُ.
All-llãhumme bãrik lenã fĩhi we eṭ’imnã ḣajran minhu!
(O Allah! Na e begato këtë ushqim dhe na jep diçka më të mirë se ky!).
Kushdo që Allahu ia mundëson të pijë qumësht, le të thotë:
اللَّهُمَّ بَارِكْ لَـنَا فِيْهِ، وَزِدْنَا مِنْهُ.
All-llãhumme bãrik lenã fĩhi we zidnã minhu!
(O Allah! Na e bëj të begatshëm dhe na e shto!).[2]
——————————————
[1] Ebu Davudi (Sahih Tirmidhi).
[2] Tirmidhiu (Sahih Tirmidhi).