APËRDORIMI I AUTOMJETEVE DHE MJETEVE SHTETËRORE PËR NEVOJA PERSONALE ËSHTË I NDALUAR
Automjetet e shtetit ose të qeverisë
Udhëtim për nevoja personale
Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Përdorimi i automjeteve shtetërore dhe i mjeteve të tjera që i përkasin shtetit, si aparatet fotografike, makinat e shtypjes dhe pajisjet e tjera, për nevoja personale nuk lejohet.
Kjo për arsye se këto mjete janë në shërbim të interesit të përgjithshëm.
Prandaj, nëse dikush i përdor ato për nevojat e veta personale, ai bën një shkelje të rëndë ndaj të drejtave të të gjithë njerëzve.
Argument për këtë është se Pejgamberi, SalAllahu alejhi ve selem, e ka ndaluar el-gulul (përvetësimin e padrejtë të pasurisë publike), domethënë që njeriu të marrë fshehurazi diçka nga plaçka e luftës për vete, sepse kjo pasuri u përket të gjithëve…”
(Likaul-Babil-Meftuh)
/Solli hoxhë Sabahudin Selimi/




