Pyetja:

Babai im është afërsisht 70 vjeç, dhe tash tre vjet, ai ka qenë dëmtuar me një sëmundje që shpresoj nga Allahu se është mëshirë për të dhe shlyerje mëkatesh. Kjo (sëmundje) ka bërë që ai të jetë i paaftë të agjërojë, në atë masë saqë nëse ai agjëron, dëgjimi, shikimi dhe vetja e tij prishen. Pra, ai s’është i aftë ta agjërojë Ramazanin. Na informo çfarë duhet bërë?

***

Përgjigjja:

Nëse gjendja e babait tënd është siç thatë, atëherë agjërimi i Ramazanit s’është i detyrueshëm për të, por është e detyrueshme për të që ta ushqejë të varfrin për çdo ditë të Ramazanit me gjysmë saa’ elb apo grurë, hurme, oriz, apo me atë që e ushqen familjen e tij. Kjo bazohet në thënien e Allahut: “Kini frikë Allahun aq sa keni mundësi“. (Tegabun, 16)
Dhe thënia e Tij: “Allahu nuk e rëndon asnjë shpirt me më shumë se që ai mund të mbartë“. (Bekare, 286)

Komisioni i Përhershëm për Fetva