Pyetja:

A lejohet t’iu ipet sadaka nxënësve të dijes, të cilët kanë mundësi të kufizuara jetese?

***

Përgjigjja:

Nëse ka nxënës dije që i është kushtuar diturisë dhe mësimdhënies, atëherë bashkëpunimi me të dhe ndihmesa e tij është nga veprat më të mira. Profeti, ﷺ, ka thënë: “Kush përgatit një luftëtar, është si të ketë luftuar vetë”.

Allahu thotë: “Bashkëpunoni dhe ndihmohuni mes vete në të mira dhe devotshmëri dhe mos bashkëpunoni në gjynahe dhe armiqësi”. (Maide: 2)

Ebu Hurejra i qëndronte pranë Profetit ﷺ, për të nxënë dituri, megjithëse shpeshherë ishte i uritur. Unë, në këndvështrimin tim, nuk shoh dikë më të merituar për t’u ndihmuar se sa nxënësi i dijes, prej të cilit shpresohet që Allahu tu bëjë dobi muslimanëve.

Nëse ai ka nevojë për bashkëshorte apo për shtëpi, ndihmoje, edhe sikur ta japësh të gjithë sadakanë tënde për këtë qëllim, ashtu që t’i ndërtosh një shtëpi që të mund të strehohet – nuk kam për qëllim shtëpi madhështore, por një shtëpi modeste, sa për t’u strehuar ai me familjen e tij. Ose ta ndihmojë duke i shlyer borxhin që mund të ketë apo nevoja të tjera që kanë nxënësit e dijes, të cilët i janë përkushtuar kërkimit të diturisë. Tek Allahu ankohemi.

Shejh Mukbil bin Hadij el Uadi’ij, “Ixhabetus-Sail an Ehemil Mesail”, fq.635, fetva nr.378

Përktheu: Shuajb Rexha