Pyetja:

E kam parë një libër ‘’Hivar Sahafi Me’a Xhinni muslim’’ (Biseda me xhinin musliman) të autorit Muhammed Isa Davudit nga Egjipti. Nuk di se për çka flet ajo dhe a është e vërtetë
ajo bisedë. Çka na thoni në lidhje me këtë libër dhe çfarë është këshilla juaj për ata të cilët e lexojnë këtë libër?

***

Përgjigjja:

Njeriu duhet që të lexojë libra të dobishme dhe t’i injorojë ato të cilat nuk janë të dobishme apo të cilët përmbajnë gabime në akide. Libri në fjalë – ‘’ Hivar Sahafi Me’a Xhinni muslim’’ -përmban gënjeshtra dhe trillime. Ai libër është gënjeshtër dhe e trilluar, të cilin gënjeshtarët e trillojnë që të përfitojnë para dhe të fusin dyshime në besimin e njerëzve, kështu që njeriu duhet të largohet dhe të paralajmërojë njerëzit nga ky libër.
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qoftë mbi të Dërguarin tonë ﷺ, mbi familjen dhe mbi pasuesit e tij.

Komisioni i Përhershëm për Fetva, nr. 16384
Përktheu: Ergin Shala