Pyetja:
Çka do të thotë të kesh mundësi të shkosh në haxh?
***
Përgjigjja:
Përkufizimi i mundësisë për shkuarje në haxh është:
1- personi të jetë fizikisht i shëndoshë,
2- të ketë mjet udhëtimi për tek Shtëpia e shenjtë (aeroplan, veturë apo kafshë për hipje,
apo të ketë mundësi për ta paguar transportin),
3- dhe të ketë ushqim të mjaftueshëm gjatë gjithë udhëtimit, deri në kthim.
Kjo duhet të jetë mbi atë (furnizim) që ai duhet të sigurojë për ata mbi të cilët është
përgjegjës, derisa të kthehet nga haxhi. Gruaja, po ashtu, duhet të jetë e shoqëruar nga
bashkëshorti i saj apo nga një mehrem, kur të udhëtojë për haxh apo për umre.
Kitab el-haxh uel-umre uel-zijare, faqe 17