Pyetja:

Unë kam shumë libra të dobishëm, mirëpo nuk i lexoj të gjitha, vetëm disa. A do të bëj mëkat, për shkak të grumbullimit të librave në shtëpi? E theksoj se shumica e njerëzve shfrytëzojnë bibliotekën ime duke huazuar libra nga unë dhe pastaj, pas leximit, ata m’i kthejnë.

***

Përgjigja:

Nuk ka gjë të keqe që një musliman të mbledhë libra të dobishëm dhe t’i ruajë
në bibliotekën e tij personale, për leximin dhe shfrytëzimin e tij personal, apo që t’u japë
njerëzve të ditur që ia kërkojnë për lexim. Dhe nuk ka kurrfarë pengese që shumicën e
librave nuk i ka lexuar vetë. Sa i përket huazimit të librave nga njerëzit besnikë që
përfitojnë nga këto libra, kjo mënyrë në parim është e lejuar dhe konsiderohet prej
veprave të mira, meqë ndikon në përhapjen e diturisë, ashtu siç është në pajtim me fjalët
e Allahut të Lartësuar: “Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara.” (Maide: 2)

Dhe fjalët e të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Allahu e ndihmon robin e vet, derisa ai ndihmon vëllain e vet.”

Shejh Ibn Baz, “Fetava Hej’et Kibaril-Ulema”, 2/969

Përktheu: Unejs Sheme