Pyetja:
Siç e dimë, lojërat e fatit janë të ndaluara (në këtë rast bastore sportive) në Islam. Po më intereson si qëndron puna me një besimtar musliman kur babai i tij ka luajtur në bastore e mposhti shejtani, se rëndom nuk luan, se me të vërtetë paratë që fiton janë hallall inshallah. Frika qëndron aty se si duhet vepruar.
***
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Lusim Allahun e Lartësuar t’ju japë hairin juve dhe familjes suaj dhe që babai juaj të largohet nga ky veprim i gabuar sa më shpejt. Ndërsa juve si familje ju lejohet të hani nga ato ushqime që ai i blen ose të merrni nga pasuria e tij, posaçërisht pasi ai në esencë merret dhe fiton hallall.
Këtë problematikë fukahatë e shtjellojnë kur flasin rreth pasurisë së njerëzve të cilët e kanë mallin e përzier me hallall dhe haram. Ata theksojnë se si i Dërguari i Allahut, ﷺ, kur shkonte te çifutët hante nga ushqimet të cilat i ofroheshin, edhe pse dihej se pasuria e tyre ishte e përzier me haram, pasi ata punonin me kamatë. Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi