Pyetje: A lejohet heqja apo shkurtimi i qimeve në gjoks dhe në bark?
Përgjigje: Nuk ekziston ndonjë argument i cili ndalon heqjen e qimeve të gjoksit dhe të barkut dhe përderisa sheriati ka heshtur për një gjë të tillë, atëherë nënkupton se ajo është e lejuar. Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Hallalli është ai që Allahu në Librin e Tij e ka bërë hallall dhe harami është ai që Allahu në Librin e Tij e ka bërë haram, ndërsa për atë që (Islami) ka heshtur, ajo është e falur”. (Transmeton Tirmidhiu me zinxhirë të mirë).
Ndërsa e gjithë ajo që është e ndaluar për mashkullin, është rruajtja e mjekrrës (apo shkurtimi i saj, varësisht nga mendimet e ndryshme të dijetarëve) dhe heqja apo shkurtimi i vetullave.
Ndërsa për femrën është e ndaluar heqja e vetullave, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, dhe rruajta e kokës apo shkurtimi i tyre aq shumë saqë të përngjasohet me meshkujt.
Allahu e di më së miri!
Hoxhë Omer Bajrami