T’i lutemi Allahut për mbrojtje, duke thënë:

أَعُوذُ بِاللَّهِ مِنَ الشَّيطَانِ الرَّجِيمِ.

E’ũdhu bil-lãhi minesh-shejṭãnirr-rraxhĩm.[1]

(I mbështetem Allahut të më mbrojë nga shejtani i mallkuar).

Të heqim vëmendjen nga kjo gjë.[2]

Të themi:

آمَنْتُ بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ.

Ãmentu bil-lãhi we rusulihi.

(Besova në Allahun dhe të Dërguarit e Tij)[3].

Të lexojmë fjalën e Allahut:

﴿هُوَ الْأَوَّلُ وَالْآخِرُ وَالظَّاهِرُ وَالْبَاطِنُ وَهُوَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ﴾

Huwel Ewwelu wel Ãḣiru weḍh-Ḍhãhiru wel Bãṭinu, we huwe bi kul-li shej’in ’Alĩm.

 (Ai është i Pari (s’ka asgjë para Tij, Ai është i Pafillim) dhe i Mbrami (s’ka asgjë mbas Tij, Ai është i Pambarim), më i Larti (s’ka asgjë mbi Të) dhe më i afërti (asgjë nuk është më afër, e më pranë gjërave se Ai me dijen e Tij). Ai është i Dijshëm për çdo gjë).[4]

Seid el Kahtani – MBUROJA E MUSLIMANIT – (Dhikri i Kuranit dhe Sunetit)


[1]Buhariu dhe Muslimi.

[2]Buhariu dhe Muslimi.

[3]Muslimi.

[4]Sureja el-Hadid, 3. Ebu Davudi (Sahih Ebu Davud).