Pyetja
Ai që e dëgjon suren El-Kehf ditën e xhuma a e ka të njëjtin shpërblim si ai që e lexon?
Përgjigjja
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut. Më pas:
Shpërblimi për leximin e sures El-Kehf ditën e xhuma është përmendur për atë që e lexon suren atë ditë. Pejgamberi SalAllahu alejhi ve selem ka thënë: “Kush e lexon suren El-Kehf ditën e xhuma, do t’i bëhet dritë nga e xhumaja deri në xhuman tjetër.” (Sahih el-Xhami)
Dihet se ai që e dëgjon suren nuk quhet se e ka lexuar atë.
Prandaj, kush dëshiron shpërblimin e përmendur në hadithe, duhet ta lexojë suren El-Kehf dhe të mos mjaftohet vetëm duke e dëgjuar.
Megjithatë, për atë që nuk di ta lexojë mirë dhe e dëgjon suren nga dikush tjetër, duke shpresuar të marrë shpërblimin e përmendur, shpresohet që të ketë shpërblimin e lexuesit, për shkak të qëllimit të tij të mirë dhe përpjekjes për të bërë atë që ka mundësi.
Allahu e di më së miri.
Burimi: islamqa.info
Përmblodhi dhe përktheu: Hoxhë Sabahudin Selimi




