Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin me besim në Allahun dhe duke shpresuar shpërblim tek Ai, i falen gjynahet e kaluara.” Përgjigja gjendet në këtë hadith.
-“me besim” do të thotë: Allahu ta ka bërë obligim të agjërosh, po ashtu të agjërosh duke qenë i bindur në premtimin e Allahut se do të të shpërblejë për të. Pra, ne besojmë se Allahu na ka bërë obligim agjërimin (e Ramazanit), se është prej shtyllave të Islamit dhe obligimeve madhështore, andaj i nënshtrohemi kësaj, pa treguar monotoni e hidhërim ndaj kësaj, dhe njëkohësisht besojmë se Allahu patjetër do të na shpërblejë, e shpërblimi për agjërimin është pa hesap. Dhe jo të agjërojmë ngaqë njerëzit përreth nesh agjërojnë, apo se është traditë e vendit. Por, duhet të agjërojmë ngaqë Allahu na ka bërë obligim agjërimin.
-“me shpresë” do të thotë: të agjërosh duke e ditur se Allahu do të të shpërblejë për agjërimin dhe të shpresosh në të. Shumë muslimanë e kundërshtojnë këtë fjalë të Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem edhe pse agjërojnë. Atyre u ngushtohen zemrat (u vjen mërzi) e u duket se tani kanë përpara një barrë të madhe mbi supe. Njeriun e shtynë drejtë kësaj bindja e dobët ndaj shpërblimit të Allahut dhe dija e paktë ndaj ligjeve të Tij.
Hoxhë Petrit Perçuku