Pyetje: Pse Mevludi nuk ishte praktikë e Profetit dhe shokëve të tij?


Përgjige:

Falendërimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët e tij dhe të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Mevlud vjen nga gjuha arabe مولد që do të thotë ditëlindje, pra festimi i ditëlindjes.
Ky mevlud bëhet me rastin e ditëlindjes së Profetit -salallahu alejhi ue selem- sipas pretendimit të tyre, sepse në të vërtetë për datën e ditëlindjes së Profetit -salallahu alejhi ue selem- janë dhënë mendime të ndryshme. Ajo që është e saktë në ditëlindjen e tij është viti dhe dita, pra Profeti -salallahu alejhi ue selem- ka lindur vitin e elefantin dhe ditën e hënë. Ndërsa për datën nuk ka saktësi se cilën datë ka lindur.

Nga ana historike Mevludi nuk ka qënë i njohur ne brezat e parë të muslimanëve; se ka festuar atë as Profeti -salallahu alejhi ue selem – dhe as shokët e tij dhe pasuesit e tyre (tabiinët). Ky veprim u shfaq nga shijat fatimijë në shekullin e katërt hixhrik me të cilin dëshmohet që është diçka e re në fe, risi, dhe nuk ka bazë fetare. Dhe Profeti -salallahu alejhi ue selem- ka thënë : “Kushdo që shpik në çështjen tonë (fenë tonë) diçka që nuk është prej saj, ajo gjë është e refuzuar”
Nëse do të ishte vepër e mirë me të cilën robi shpërblehet do të na lajmëronte Profeti – salallahu alejhi ue selem – për këtë dhe do ta transmetonin shokët e tij -Allahu qoftë i kënaqur me ta- ashtu siç kanë trasmetuar edhe çdo gjë prej Profetit – salallahu alejhi ue selem-.

Në këtë mevlud veprohen gjëra që janë në kundërshtim me fenë, po përmendim:
1- Leximi i vargjeve apo poezive në të cilat ka vargje idhujtarie, i bëhet shok Zotit (shirk)…aq shumë ngrihet lart Profeti -salallahu alejhi ue selem- saqë e rivalizojnë me Zotin -Allahu na ruajtë!-
2- Ngritja në këmbë pas leximit të një vargu dhe pretendimi që shpirti i Profetit prezantoi… nuk ka dyshim që këto janë gjëra të pabaza të cilat iu servisen njerëzve të paditur…

– Mund të thotë dikush që kjo bëhet vetëm për të respektuar Profetin -salallahu alejhi ue selem-?
Iu themi atyre që të respektuarit e tij është duke dashur fenë me të cilën Allahu e dërgoi dhe të vepruarit me të dhe duke pasuar traditën e tij dhe jo duke bërë mevlud që është në kundërshtim me fenë dhe traditën e tij.

Së fundi: Lusim Allahun që t’i udhëzojë muslimanët kudo që janë duke pasuar të vërtetën dhe duke lënë të kotën.
Allahume sali ue selim ala nebijuna Muhamed

/AdelinaKucana/