Përgjigje:
Teuekul do të thotë që personi duhet të mbështetet vetëm në Allahun e Lartësuar. Kjo është një akt i obligueshëm dhe një nga parimet e Imanit (besimit). Allahu i Lartësuar thotë në suren Ma’ideh: “… dhe mbështetuni në Allahun, nëse përnjëmend jeni besimtarë.”

Teuekul është një nga mjetet morale që të ndihmon t’i arrish qëllimet. Megjithatë, muslimani duhet ta kombinojë këtë me mjete të tjera, qofshin ato akte adhurimi, si du’a, namaz, sadaka dhe mbajtje lidhjesh familjare, qofshin të tjera mjete materiale, për të cilat Allahu ka paracaktuar që ndikimi i tyre të pasojë nga shkaqet e tyre, si në shembujt e përmendur nga pyetësi këtu.

Ne duhet të kemi teuekul për të ndjekur rrugën e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selam) në këtë aspekt, pasi ai ishte personi që kishte më së shumti teuekul. Ai, krahas teuekulit, i kishte parasysh edhe mjetet tjera materiale. Kështu, kushdo që injoron mjetet materiale duke menduar se është e mjaftueshme të ketë teuekul, ai kundërshton mënyrën e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selam). Ky lloj teuekuli s’është i lejueshëm. Bile, kjo është moskujdes e jo teuekul i ligjësuar sheriatikisht.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimet qofshin mbi pejgamberin tonë Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

 

/Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetua/