Pyetje: A lejohet leximi i Kuranit nga telefoni pa abdes dhe a ka telefoni të njëjtin gjykim si Mus’hafi?
Përgjigje:
Leximi i Kuranit nga telefoni lejohet edhe pa abdes, sepse telefoni nuk ka të njëjtin gjykim si Mus’hafi.
Shkronjat e Kuranit në telefon nuk janë të përhershme si në Mus’haf, por shfaqen në ekran dhe zhduken kur kalojmë në faqe të tjera. Gjithashtu, telefoni përmban edhe materiale të tjera përveç Kuranit.
Ky lehtësim është veçanërisht i dobishëm për gratë me menstruacione, për ata që nuk mund ta mbajnë Mus’hafin me vete dhe për ata që e kanë të vështirë të marrin abdes.
Gjithashtu, lejohet hyrja në tualet me telefonin që përmban Kuranin, sepse ai nuk konsiderohet Mus’haf.
Edhe shejh Salih El-Fevzani, Allahu e ruajttë, ka sqaruar se telefoni nuk ka gjykimin e Mus’hafit. Ai ka theksuar se Mus’hafët janë të disponueshëm nëpër xhami dhe nuk ka nevojë të zëvendësohen me telefonin, por nëse dikush lexon nga telefoni, nuk kërkohet abdes për ta prekur atë.
Pra, Kurani mund të lexohet nga telefoni pa abdes, por leximi me abdes është më i mirë dhe më i përshtatshëm për respektimin e fjalës së Allahut.
/Hoxhë Sabahudin Selimi/




