Pyetje: Si të bëjmë lidhjen midis mbështetjes tek Allahu – Subhanehu ue Te’ala – dhe bërjes së shkaqeve, veçanërisht në ngjarjet e reja që ndodhin papritmas siç janë sëmundjet etj?

Shejkh Feuzan: Duhen patjetër të dyja: së pari mbështetja tek Allahu i Lartmadhëruar, dhe kjo bëhet para çdo gjëje tjetër; pastaj çështja e dytë është që të merren masat e dobishme dhe mbrojtëse. Pasi Allahu i Lartësuar ka urdhëruar të merren masat (sebepet) mbrojtëse.
Ka thënë i Lartmadhëruari:

خُذُوا حِذْرَكُمْ

“Merrni masat (ruhuni).” [En-Nisa, 71]

Pra, ka urdhëruar për marrjen e masave mbrojtëse dhe të dobishme. Ngase ato janë prej gjërave që Allahu na ka urdhëruar t’i bëjmë.

Prandaj, duhet të bëjmë bashkim midis të dyjave, midis mbështetjes tek Allahu, e cila është dorëzimi i çështjeve tek Ai dhe e dyta marrja e masave të dobishme.

Pra, të mos mbështetemi vetëm tek Allahu duke lënë shkaqet, e as duke bërë vetëm shkaqet e duke lënë mbështetjen tek Allahu. Duhen patjetër të dyja bashkë.

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=WH4Q7yrgxYI&feature=youtu.be
✍️Autor: Shejkh Salih El-Feuzan / Përktheu: Altin Dallashi

https://t.me/rrugaesunetit