Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon Allahut ndërsa lavdërimet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin alejhi selam

Sa i përket të qarit të fëmijës së porsalindur, gjë e cila është normale te çdo foshnjë përveç në raste të alivanosjes, goditjes nga trysnia e lindjes ose lindja e vështirë. Shkaku i të qarit, siç përmendet në hadithin e shënuar nga Buhariu (nr.3431) dhe Muslimi (nr.2366) ku Ebu Hurejra radijallahu anhu, përcjellë se Profeti alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Çdo bir i Ademit që lindet, atë e prekë shejtani në momentin kur lindet dhe atëherë ai fillon të qajë me zë, përveç Merjemes dhe birit të saj (Isait)”. Dikush nga gjeneratat e para thotë se shejtani e ngacmon të porsalindurin në brinjët e majta.

Allahu e di më së miri.

Omer Berisha