Pyetje: Nëse agjëruesi ejakulon në gjumë në ditët e Ramazanit a e prish kjo gjë agjërimin e tij? Dhe a obligohet ai që të nxitojë në bërjen e guslit?
Shejkh bin Baz: Ejakulimi në ëndërr nuk e prish agjërimin, sepse kjo gjë nuk ndodh me zgjedhjen dhe me vullnetin e tij. Ai duhet të bëjë gusël (të lahet) siç bën guslin e xhunubllëkut, nëse e sheh lëngun (spermën). Edhe nëse ai ejakulon (në gjumë) pas namazit të sabahut dhe e vonon guslin deri në kohën e namazit të drekës (salatu dhuhr) nuk ka gjë të keqe në të.
Po ashtu, nëse kryen marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij natën dhe nuk lahet (bën gusël) vetëm se pas hyrjes së agimit, nuk ka gjynah për këtë.
Për këtë na është përcjellë në transmetime të sakta nga Profeti – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të – se ai gdhihej xhunub prej raportit intim e më pas merrte gusël dhe agjëronte.
Po ashtu, edhe gruaja me menstruacione dhe lehonë, nëse pastrohen (shohin shenjën e pastrimit) gjatë natës dhe ndodh që lahen pas zbardhjes së agimit, nuk ka problem për to në këtë gjë dhe agjërimi i tyre është i saktë.
Porse, nuk u lejohet atyre dhe as xhunubit vonimi i guslit apo i namazit (të sabahut) deri pas lindjes së diellit.
Por të gjithë këta e kanë obligim të shpëtojnë në bërjen e guslit para lindjes së diellit ashtu që të kryejnë namazin në kohën e tij. Për sa i përket burrave, ata duhet që të shpejtojnë në bërjen e guslit (të pastrohen) prej xhunubllëkut përpara (kohës) së namazit të sabahut ashtu që të kenë mundësi të falin namazin e sabahut me xhemat.
Prej Allahut vjen i gjithë suksesi.
✍🏻 Shejkh AbdulAziz ibn Baz
📗Burimi:
Broshura me titull “Esh'jau la tufsidu es-Saum (Gjëra që nuk e prishin agjërimin)”
Përktheu: Bilal Bilali




