Pyetje: Cili është gjykimi për një person që ka marrë injeksione intravenoze dhe intramuskulare gjatë ditës në Ramazan sa ishte duke agjëruar dhe e ka plotësuar agjërimin e tij; a është prishur agjërimi i tij? Apo duhet ta kompensojë atë ditë?
Përgjigje: Agjërimi i tij është i saktë, sepse injeksioni në venë nuk është një lloj ngrënieje ose pirjeje dhe më parësore është rasti i injeksioneve intramuskulare. Por nëse ai e kompenson atë për të qenë më i sigurt, kjo është më mirë. E nëse mund të shtyhet injeksioni deri natën nëse është e mundur ta bëjë këtë gjë, kjo është gjithashtu më mirë, në mënyrë që t’i shmanget khilafit. Allahu na dhëntë sukses!
📚Burimi:
Mexhmu El-Fetaua ue Mekalat, 15/ 257
Shejkh Abdul-Aziz ibn Baz – Allahu e mëshiroftë
Përktheu: Shpend Rrustemi




