Pyetja: A lejohet të kërkohen para apo shpërblim material gjatë dhurimit të gjakut?

Përgjigjja: Dhurimi i gjakut është një vepër me shumë sevap (shpërblim), sepse synimi i tij është t’u vihet në ndihmë njerëzve. Ofrimi i ndihmës ndaj tjetrit konsiderohet ibadet, sevap dhe sadaka.

Asnjë njeri nuk ka të drejtë të shesë me para asnjë pjesë të trupit të tij. As flokët nuk lejohet të shiten me para, e po ashtu as gjaku nuk lejohet të jepet për para.

Sidoqoftë,  nëse përsoni(që i ki dhuru gjakë)  ju jep diçka si dhuratë, ajo është çështje tjetër. Nëse ju dhurojnë diçka, lejohet ta pranoni, por ju nuk duhet të shkoni me qëllimin (nijetin) për të marrë dhuratë apo para. Ju duhet të shkoni për të dhënë gjak me synimin për t’u ndihmuar të tjerëve.

Nëse Zoti ju mundëson ndonjë dhuratë apo shpërblim [nëpërmjet dikujt], mund ta merrni, por ju vetë nuk duhet të kërkoni asgjë.

/Hoxhë Dr. SHEFQET KRASNIQI/